Dhjetra forca policie kane mberritur nga Tirana ne Shkoder. Forcat Renea, FNSH dhe Shqiponja kane arrestuar rreth 14 persona. Keto arrestime jane bere pasi keto shtetas prej kohesh ushtronin veprimtarine e paligjshme te dhenies apo marrjes se fajdeve tek qytetaret.

Ne total lista e personave per te cilet policia ka ekzekutuar urdherat e ndalimit eshte 16 shtetas nderkohe qe ky numer pritet qe te shtohet. Forcat e policise nga Tirana kane zbarkuar ne Shkoder qe ne oren 4 te mengjesit duke nisur menjehere aksionin blic.

Jane shperndare ne pika te ndryshme ne qytet duke bere edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende ne qytetin e Shkodres ndersa pritet qe hetimet te shkojne edhe me tej.

Fajdet jane kthyer ne nje shqetesim ne Shkoder ndaj policia e shtetit pas pergjimeve per afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre. Ne vazhdim pritet qe policia te jape me shume detaje rreth ketij operacioni me emrat e te arrestuarve.

Artikulli paraprakSI I KANË SHQIPTARËT RAPORTET ME SHEFAT NË PUNË?! /SONDAZHI
Artikulli tjetërJEPNIN PARA ME FAJDE, ZBARDHET OPERACIONI I SOTËM NË SHKODËR