Qendra e Rekrutim Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes ishte e pranishme sot në qytetin e Shkodrës për informimin e të rinjve mbi fushatën e rektrutimit të ushtarë-detarëve dhe oficerëve të rinj në Forcat e Armatosura për vitin akademik 2022 – 2023. Majore Denisa Pëllumbaj bëri të ditur se aplikimet për oficer janë të hapura deri në 11 gusht, ndërsa në datën 15 gusht mbyllen aplikimet për ushtarë-detarët.
Ndërkohë, banda ceremoniale e Forcave të Armatosura performoi në rrugët kryesore të qytetit dhe në pedonalen para hotel “Colosseo” në Shkodër.