Shtimi i tensioneve në veri të Kosovës dhe zërat se serbët do të shpallnin autonominë e veriut, detyroi njësitë elitë të Policisë së Kosovës të zhvendosën mëngjesin e kësaj të diele në bazën “Belvedere”, në fshatin Frashër të Mitrovicës.

 

Prej ditës së shtunë, në liqenin e Gazovidës është janë vënë re edhe forcat ushtarake të KFOR, por NATO përmes një njoftimi sqaroi se bëhet fjalë thjesht për një stërvitje të paralajmëruar.

 

Në krahun tjetër të kufirit, Serbia rriti gatishmërinë ushtarake. Pas përfundimit të këshillit të sigurisë të shtunën, presidenti Aleksandër Vuçiç bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe i quajti zërat për trazira në kufi, si tentativa nga agjentë të huaj.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA, 31-VJEÇARI TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER NË TIRANË
Artikulli tjetërKORÇË, RRËZOHET HELIKOPTERI QË DO TË MERRTE NUSEN