Forcat irakiane nisin ofensivë të re në Mosul
Forcat irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur një ofensivë të re më 5 mars, drejt qendrës së qytetit të vjetër të Mosulit, që është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik. Forcat irakiane janë duke përparuar nga jugu dhe jugperëdimi, ka thënë Yahya Rasool, zëdhënës i komandës së përbashkët të operacioneve. Forcat irakiane nisën ofensivën e madhe më 19 shkurt, për të larguar nga perëndimi i Mosulit militatët e IS-it, pothuajse një muaj pasi i larguan militantët nga pjesa lindore e qytetit. Pjesa më e madhe e Mosulit Perëndimor është ende nën kontrollin e IS-it. Ky qytet ra nën kontrollin e militantëve në verën e vitit 2014.