Forcat iraniane të Sigurisë, kanë vrarë “trurin” e sulmit të dyshuar të sulmeve terroriste mëngjesin e së mërkurës në ambientet e Parlamentit të vendit.
Sulmi i dyfishtë ka marrë 17 jetë, kur katër sulmues të armatosur bastisën Parlamentin, ndërsa një bombardues vetëvrasës goditi Mauzoleun Imam Khomeini. “Organizatori dhe komandanti kryesor i sulmeve terroriste në parlament dhe Mauzoleun e Ayatollah Khomeinit u vra sot nga forcat e sigurisë,” tha ministri i inteligjencës Mahmoud Alavi cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim, raporton Reuters. Duke vepruar në bashkëpunim me “shërbime inteligjente miqësore të huaja”, ekipi iranian vrau të dyshuarin të shtunën, njoftoi PressTV, duke cituar ministrin.
Dy roje, dhjetë punonjës të qeverisë dhe pesë civilë u vranë në sulmet e së mërkurës, të cilat synonin parlamentin dhe Mauzoleun e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini. Pesëdhjetë e dy të tjerë u plagosën në sulme, sipas Ministrisë së Brendshme. I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për operacionin vdekjeprurës dhe kërcënoi me më shumë sulme kundër shumicës shiite të Iranit. Autoritetet thanë të shtunën se ata identifikuan dhe arrestuan një qelizë të lidhur me ISIS-n prej rreth 60 anëtarëve në periferi të Teheranit, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.