FNSH dhe forca të tjera speciale kanë “zbarkuar” këtë mëngjes në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve pas aksionit blic vetëm një person ka përfunduar në prangat e policisë.

Nuk ka detaje për operacionin por nga policia është thënë se janë sekuestruar armë dhe drogë. Aksioni po vijon normalisht, kryesisht në lagjen “Partizani” të qytetit.

Uniformat blu kanë saktësuar se kanë sekuestruar gjithashtu 50 kilogramë lëndë narkotike të llojit hashash.

Kujtojmë se përpara “sulmit në Vlorën, forca policore speciale kanë ndërhyrë në Shkodër, Nikël dhe vende të tjera që njihen si mjaft problematike.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 128 KG KANABIS, PRANGA PËR TRE SHQIPTARË
Artikulli tjetërSHTATË DYNYM VRESHTA DIGJEN QËLLIMISHT