Rusia tërheq forcat ushtarake nga Siria.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu të fillojë tërheqjen e forcave nga Siria duke filluar nga dita e nesërme. “Unë konsideroj që objektivat që janë vendosur për Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar në përgjithësi. Kjo është arsyeja pse unë të urdhëroj të fillosh tërheqjen e pjesës kryesore të grupit tonë ushtarak nga territori i Republikës Arabe të Sirisë duke filluar nga nesër, “tha Putin të hënën gjatë një takimi me Shoigun dhe Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Moska nisi fushatën e saj anti-terror në Siri më 30 shtator të vitit të kaluar. Pjesëmarrja e Rusisë në operacion, sipas një deklarate të mëparshme nga ana e Putin, e ka bazën e saj në të drejtën ndërkombëtare dhe është kryer “në përputhje me një kërkesë zyrtare nga presidenti i Republikës Arabe të Sirisë Bashar Asad. Forcat Ajrore ruse është janë duke kryer sulme ajrore kundër Shtetit Islamik dhe objektivave të tjera terroriste në rajon për eliminimin e pajisjeve ushtarake, qendrat e komunikimit, automjetet, armët dhe depot e karburantit.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSULMET NË TURQI, VRITET BABAI I NJË FUTBOLLISTI TË NJOHUR
Artikulli tjetërPOSEDONTE 6 KG KOKAINË, ARRESTOHET SHQIPTARI NË ITALI