Një automjet i përdorur “Ford Escort RS Turbo” i zi, i drejtuar nga Princesha e Uellsit, Diana nga 23 gusht 1985 deri më 1 maj 1988 është shitur për 650,000 £.Automjeti iu shit një blerësi në Britaninë e Madhe në ankandin “Silverstone Auctions”.
Diana ishte fotografuar me “RS Turbo Series 1” jashtë dyqaneve në Chelsea dhe restoranteve në Kensington.Ajo preferonte ta ngiste vetë makinën e saj dhe shoqërohej nga një anëtar i Komandës së Mbrojtjes së Mbretërve (SO14) në sediljen e pasagjerit.
Automjeti besohet të jetë unik dhe prodhimi i vetëm në ngjyrë të zezë “RS Turbo Series 1”, siç ishte rënë dakord nga S014 dhe departamenti i “Ford PR” për arsye diskrecioni, në vend të modelit të vetëm të prodhuar me ngjyrë të bardhë.
Departamenti i inxhinierisë speciale të automjeteve të fabrikës “Ford” kishte për detyrë të furnizonte makinën.Gjithashtu, automjeti kishte një pasqyrë dytësore të pamjes së pasme për oficerin e mbrojtjes dhe një radio në kutinë e dorezave, me kabllo të dukshme. Automjeti kishte kryer vetëm 24,961 milje në orë.
Në qershor 2021, një tjetër “Ford Escort” i përdorur nga Diana u shit në ankand për 52,000 £.Arwel Richards, specialist i automjeteve klasike në ankandin “Silverstone Auctions”, tha se makina i kishte tejkaluar të gjitha pritshmërite, dhe se ishte një rekord botëror në dhjetëshen e parë për këtë kategori makinash.