“FOREST 2”, ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Forest 2” ku u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Florian Hysaj, 25 vjeç, banues në fshatin Lepushë, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe.
Për këtë shtetas, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr.243 , datë 08.05.2017 ka urdhëruar ndalimin, si autor i dyshuar për veprën penale të “Trafikim të Narkotikëve”. Më datë 15.03.2017, në aksin rrugor Hot – Tamarë, në fshatin Rapsh, shtetasi i lartpërmendur sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe e ka braktisur atë në rrugë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e policisë në automjetin tip Benz, me targa AA 476 MJ, në bagazhin e tij u gjenden: 7 thasë, në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 a/1 i Kodit Penal.