Dy përsona mbeten te plagosur rëndë, pas perplasjes së një furgoni mallrash me një foristradë në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës pranë fshati Derven dhe dy të plagosurit u dërguan me urgjence në spitalin e Traumes në Tiranë nga ku mesohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jeten si pasojë e plageve të marra në disa pjesë të trupit.

Policia rrugore e cila mbërriti menjehere në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që nga të dhenat paprake mendohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Segmenti Lezhë-Fushe është një nga akset më problematike përsa i përket aksidenteve rrugore, ku gjate 15 viteve të fundit numerohen dhjetra viktima e të plagosur.

 

Artikulli paraprakMBLEDHJA E 2 QEVERIVE/ RAMA: JEMI SHUMË TË VEGJËL PËR TË QËNDRUAR ME KURRIZ ME NJËRI-TJETRIN
Artikulli tjetërBERISHA NGA SELIA BLU: BETEJA NUK NDALET DERI NË PËRMBYSJEN E SISTEMIT MONIST