Ervin Bulku, trajneri që ka marrë drejtimin e Shqipërisë pas shkarkimit të Panucci-t, do të debutojë me skemën 4-4-2 në ndeshjen me Andorën të vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Përveç skemës, në ndryshim nga ndeshja e parë e kualifikueseve të humbur me Turqinë, ka ndryshime edhe te futbollistët e hedhur në fushë.

Përveç Berishës që vijon të mbetet stoik në katërkëndorin e portës, në mbrojtje Aliji ka marrë vendin e Veselit. Ndërkohë Hysaj, Gjimshiti dhe Ismajlaj plotësojnë katëshen e repartit difensiv.

Në qendër të mesfushës do të jenë Kaçe dhe Basha, ndërsa nga krahët do të luajnë Xhaka dhe Grezda. Nga minuta e oarë është rikthyer të luajë edhe ‘bomberi’ Sadiku i cili në këtë ndeshje do të jetë i mbështetur nga Uzuni.

Sfida me Andorën në transfertë është mundësia e fundit që Kombëtarja të mbajë ende shpresë për të kualifikuar në Europianin e 2020.

Artikulli paraprakBASHA JEP POROSITË PËR PROTESTAT: PËRGATISNI EDHE LISTAT PËR ZGJEDHJET
Artikulli tjetërSTUDENTËT PARALAJMËROJNË RAMËN: SË SHPEJTI NJË ZINXHIR PROTESTASH MASIVE