Trajneri Sylvinho ka brë publike formacionin e ndeshjes së sotme të kombëtares sonë përballë Republiës Çeke. Në portë do të jetë Etrit Berisha, në vend të Strakoshës. Braziliani i ka besuar Arlind Ajetit në qëndër të mbrojtjes për shkak edhe të dëmtimit të Ardian Ismajlit.
Ndërsa mesfusha është po ajo e 2 ndeshjeve të shkuara në Çeki dhe ndaj Polonisë, me Asllanin, Ramadanin dhe Bajramin. Në sulm në krah të majtë është preferuar Taulant Seferi që do të mbështesë Cikalleshin së bashku me Asanin nga e djathta.
Shqipëria: Berisha; Hysaj; Ajeti; Gjimshiti; Mitaj; Ramadani; Asllani; Bajrami; Asani; Seferi; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho