Formacioni ideal, FIFA zgjedh 11-shin më të mirë të 2016-ës

Përveç çmimeve të rëndësishme të dhënë nga FIFA për lojtrarin dhe trajnerin më të mirë për vitin e kaluar një tjetër instituacion i më i lartë i futbollit boteror ka shpallur edhe formacionin me lojtarët më të mirë të vitit 2016. Përzgjedhja e formacionit më të mirë organizohet nga “FIFPro”, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë. 11-shi përbëhet nga lojtarët më të mirë në çdo pozicion (1 portier, 4 mbrojtës, 3 mesfushorë, 3 sulmues) për periudhën 1 dhjetor 2015 – 28 nëntor 2016. Ky është 11-shi: Nojer; Alvesh, Pike, Ramos, Marselo; Modriç, Kros, Injesta; Mesi, Suarez, Ronaldo. Fituesit zgjidhen nga 45 mijë futbollistë profesionistë nga mbarë bota, votat e të cilëve kanë peshë të barabartë.

Artikulli paraprakBLLOKIMI I RRUGËVE, KLSH GJEN FAJTORIN TEK AUDITI I FSHEHUR I ARRSH
Artikulli tjetërTRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA NË ITALI, ZBULOHET SKAFI ME KANABIS ME VLERË 4 MILIONË EURO