Pavarsisht njoftimeve, komunikimit te vazhdueshem dhe thirrjes se bere, bizneset ne Lezhe nuk kane reaguar per te vetedeklaruar pasurite qe disponojne. Edhe gjysma e pare e janarit nuk ka sjelle shume ndryshim, duke patur nje numer shume te ulet te bizneseve qe kane kryer kete vete deklarim. Duke pare situaten, Drejtoria e Tatimtaksave ne Bashkisë Lezhë, ka apeluar serish ndaj taksapaguesve të kategorisë biznes dhe pronarëve të pasurive për qëllime ekonomike qe te kryejne vetëdeklarimin pasuritë deri më 31 janar 2024.

Pas kësaj date çdo pasuri e padeklaruar apo e deklaruar fiktivisht do të shoqërohet me penalitete. Nuk do te mungojne kontrollet qe do te identifikohe abuzuesit dhe ata qe kane deklaruar shume me pak se fakti. Nga monitorimi ne terren ka rezultuar se jane shume subjekte qe deklarojne pasuri me pak se fakti, kjo edhe per arsyen se nuk kane depozituar dokumente. Per te lehtesuar komunikimin me biznesin eshte vene ne dispozicion edhe sistemi elektronik qe nuk po perdoret si mundesi per te ulur kohen e sherbimit dhe shmangur kontaktin e drejteperdrejte per specialistet e zyres se tatimtaksave.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË FOKUSIN E “STAR SPORT”
Artikulli tjetërROLI I NDËRKOMBËTARËVE PËR REFORMËN ZGJEDHORE, VIJOJNË REAGIMET. PD: BASHA FOLI PËR BASHKËPUNIM