Ministria e Bujqesise dhe Agjencia Kombetare e Duhanit ka nisur nje fushate sensibilizuese per formalizimin e tregut te duhanit.
Drejtori I kesaj agjencie Gentian Selami, ne nje takim me administratoret e Bashkise Shkoder dhe Malsise se Madhe deklaroj se per ti dhene fund monopolizimeve tregtimi i duhanit do të formalizohet dhe fermerët duhet t’i përgjigjen ligjit. Drejtori Selami garanton fermeret se pervec sigurimit te tregut per prodhimin e duhanit , nuk do te lejohet as abuzimi me cmimin. Ne qarkun e Shkodres jane rreth 900 fermer qe kultivojne duhanin ndersa numri i te formalizuarve aktualisht eshte vetem 15. Nderkohe mos formalizimi i ketij tregu eshte shoqeruar disa here edhe me problematika sic ishte sekustrimi i ketij produkti qe tregtohej ne menyre ambulatore nga drejtoria e doganave .