Lewis Hamilton triumfon për herë të pestë në Çmimin e Madh të Hungarisë dhe merr kryesimin në renditjen e përgjithshme.

Piloti britanik arriti në kohën 1:24.684 duke i dhënë një tjetër goditje psikologjike shokut të skuadrës, Nico Rosberg, i cili e mbylli garën si i dyti në kohën 1:24.594. Kampioni botëror tashmë kryeson në Botërorin e këtij viti me 6 pikë më shumë se Rosberg, ndërsa është vetëm 3 fitore larg Alan Prost, piloti që ka më së shumti gara të fituara, gjithsej 51. Vendi i fundit në podium i takoi Ricciardios, i cili i mbijetoi luftës me Vettel, i cili pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, nuk arriti ta tejkalojë.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR, TRE TË VDEKUR DHE SHTATË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërGJERMANI, SULMUESI KISHTE PLANIFIKUAR SULMIN PËR NJË VIT