Quhet SF1000: ky do të jetë emri i Ferrarit që do të pilotojnë Sebastian Fetel dhe Sharl Leklerk në botërorin e Formula 1 të këtij viti. Vetura, që u prezantua në teatron “Romolo Valli” të Rexho Emilias, është një homazh për Italinë dhe për garën e 1000-të që Ferrari do të garojë në sezonin e rij.

Njëvendëshja e re është sërish një e kuqe mat, ndonëse tonaliteti i ngjyrës është më i errët. Pilotët kanë deklaruar njëzëri se kanë punuar shumë dhe mezi presin të garojnë me Ferrarin e ri.

Artikulli paraprakWHATSAPP DARK MODE DO TË JETË SË SHPEJTI NË IPHONE
Artikulli tjetërVESHJE SPORTIVE E KRONOMETËR, SI IU NËNSHTRUAN TESTIT FIZIK KANDIDATËT PËR BKH! SHBA: DO PËRZGJIDHEN 6, TESTI SIPAS FBI