Nico Rosberg, piloti i Mercedes, arriti të fitojë edhe Çmimin e Madh të Bahreinit, duke arritur i pari në finish.
Një vazhdim fantastik i sezonit 2016 për gjermanin e Mercedes, i cili përfitoi nga gabimi i Hamilton në start dhe u shkëput që në fillim. Menjëherë pas tij u rendit piloti i Ferrarit, Raikkonen, ndërsa vetëm vendi i tretë për kampionin Hamilton. Raikkonen, i cili u nis nga vendi i katërt arriti të rikuperojë dy pozicione, duke përfunduar në finish menjëherë pas pilotit të Mercedes. Një garë mjaft e mirë për pilotin e Ferrarit, ndërsa Vettel dogji motorin ende pa nisur gara. Nisje e keqe për Hamiltonin në Çmimin e Madh të Bahreinit. Britaniku u përplas nga Bottas në kthesën e parë, duke përfunduar në vendin e 8. Megjithatë, kampioni i botës arriti të rikuperojë vende, falë edhe strategjisë me “pit stop”-et, duke u ngjitur në podium. Në vendin e katërt në garën e dytë të Botërorit të Formula 1 u rendit piloti i Red Bull Daniel Ricciardo, ndërsa pas tij mbërriti në finish Romain Grosjean me Haas.
/ Star Plus TV /