Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka lënë të kuptohet se mazhoranca nuk e pranon formulën e re të opozitës për përzgjedhjen e përfaqësuesve të KQZ.

Sipas Gjiknurit, nuk mund të lihet jashtë këtij procesi deputetët por ai në emër të mazhorancës garanton që të gjithë përfaqësuesit e KQZ që mbështeten nga opozita do e kenë votën e mazhorancës.

”Gjëja e parë që dua ta përshëndes është që PD po vin tek skema brenda Kuvendit. Por me propozimet e saj, si formulë e ngjashme me organet e drejtësisë nuk është e tillë, pasi komisionet janë prap përfaqësues politikë. Deputetët e Kuvendit duhet të jenë të përfaqësuar në këtë panel përzgjedhës. Skema e KQZ-së e përzgjedhësve më parë nuk ka funksionuar keq. Dua ta deklaroj publikisht që mazhoranca ekspertët apo ëprfaqësuesit që do të konkurrojnë për anëtarë të KQZ, këta përfaqësues të denjë do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse kanë dhe mbështetjen e opozitës.

Brenda skemës së komplikuar mund të ketë zgjidhje. I kërkuam që opozita të reflektojë pasi nuk mund të përjashtosh pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces. Jam i bindur që kjo formulë do të zgjidhet si dispozitë e përkohshme për zgjedhjen e përfaqësuesve të KQZ. Opozita shqiptare do i garantohet që përfaqësuesit që mbështeten prej saj do garantohen nga mazhoranca me votë. Kjo do jetë dispozitë tranzitore pasi këto organe synohet të kenë jetëgjatësi me 84 vota. Dhe më pas që konsensusi do jetë i domosdoshëm. Kjo çështje për më vonë është e superuar.”- tha Gjiknuri.

Artikulli paraprakPËRFUNDON MBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK/ BYLYKBASHI: MAZHORANCA NUK E PRANOI PROPOZIMIN TONË PËR KQZ
Artikulli tjetërRUDINA HAJDARI “BOJKOTON” MBLEDHJEN E KËSHILLIT POLITIK? ZBULOHET E VËRTETA E MUNGESËS SË SAJ