MCLAREN-HONDA KUNDËRPËRGJIGJET ME MAKINEN MP4-30.   Kanë filluar emocionet e para për kampionatin më të shpejtë në botë atë të F1. Ka qenë skuderia e Ferrari ajo që ka publikuar makinën për sezonin e ri, tashmë plotësisht të ndryshuar.

Çdo gjë është bërë publike me anë të një videoje që tregonte pak nga pak “bishën” e re të kuqe, Ferrari zbuloi njëvendëshen SF15-T, e cila do të pilotohet nga Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen. Asnjë revolucion, të paktën në aspektin viziv dhe grafik, përveçse ngjyrës së zezë në barkun e makinës.Ferrari vjen pas dy sezoneve të dështuara dhe shpreson që njëvendëshja e re të jetë ajo që do të ndryshojë performancën e tyre në pistë Po ashtu është kundërpërgjigjur menjëherë dhe McLaren-Honda duke prezantuar njëvendëshen për sezonin e ri të Formulës 1. Skuderia britanike paraqiti një makinë me ngjyrë gri, të zezë dhe të kuqe.  Njëvendëshja ka një dizenjo spektakolare, me një hundë të rafinuar dhe është shumë e stilizuar në pjesën e pasme. Drejtuesit e skuderisë që do të ketë pilotë zyrtarë spanjollin Fernando Alonso dhe britanikun Jenson Button paralajmërojnë se fitoret nuk do të vijnë menjëherë pasi “të fitosh në Formulën 1 është një proces i gjatë”. Binomi McLaren-Honda ka pasur shumë sukses në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90.

Artikulli paraprakJABLLANOVIÇ SFIDON PROTESTUESIT : NUK TËRHIQEM
Artikulli tjetërTë njëjtat veprime që bëjne aktoret ne filmat e tyre