Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon KQZ-së informacion për Vetëdeklarimin e disa subjekte që e kanë detyrim në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon informacion për a) listën e plotë të zyrtarëve publik që nuk kanë depozituar deri më datë 4 Maj 2016 Formularët e Deklarimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si dhe masat që ka marrë institucioni juaj. b) Formularët e Vetëdeklarimit për subjektet deklaruese si më poshtë: (i) 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë; (ii) Kryeministrit dhe ministrave; (iii) 61 Kryetarëve të Bashkisë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakOPERACION NDËRKOMBËTAR KUNDËR TRAFIKUT TË DROGËS, ARRESTOHEN 6 SHQIPTARË
Artikulli tjetërJA KËNGA ZYRTARE E “EURO 2016”