Ne kuader te dites se te moshuarve, Bashkia e Shkodres eshte zhvendosur ne qendren komunitare te familjes nr.3, ku ka organizuar nje forum informues për të moshuarit e këtij Rajoni.

Ky aktivitet është pjesë e një sërë aktivitetesh të mbajtura nga Bashkia me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve.Specialistja pranë Drejtorisë së Shëndetit në Bashkinë Shkodër, Lorena Bardeli, foli para të pranishëmve mbi rëndësinë e këtij forumi si dhe tregoi disa statistika ndërkombëtare në lidhje me moshën e tretë.

Pas përfundimit të forumit, të pranishëmve ju ofrua matja e diabetit dhe tensionit nga stafi i Drejtorisë së Shëndetit në Bashki. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në Qendrat e tjera komunitare në Bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprak“RËNDËSIA E MBROJTJES SË MJEDISIT”
Artikulli tjetërPASTROHEN VARREZAT MYSLIMANE TË KOMANËS