Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me OSBE organizuan në qytetin e Shkodrës forumin konsultativ me temë “Rreziqet dhe mundësitë e reduktimit të Korrupsionit”.

Sipas përfaqësuesit të këtij projekti, diskutimet me shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit kanë si synim njohjen e vështirësive që kanë qytetarët për të marrë informacion në nivel lokal. Njëra ndër pikat kryesore të diskutimit ishte program i transparencës në bashkitë e veriut dhe niveli i zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit. Rekomandimet përfundimtare të takimit do ti paraqiten Koordinatorit Komëtar kundër Korrupsionit.

Artikulli paraprakKANCERI I GJIRIT, EVIDENTOHEN 6 RASTE TË REJA NË SHKODËR
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, RIFRESKIM PLANEVE TË MASAVE NË NJËSITË