Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga samiti i Beldi-t në Slloveni foli për tensionet në Veri dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kurti u shpreh se 5 vende nuk e njohin ende Kosovën si shtet të pavarur, por fakti që është rritur bashkëpunimi diplomatik, është shenjë e mirë dhe optimiste.

“Është e vërtetë që 5 vende nuk na njohin ende. Ne po punojmë ata nga pikëpamja diplomatike dhe atmosfera është më e mirë se më parë. Shpresojmë që ata të ndryshojnë qëndrimet e tyre. Një mënyrë tjetër që ne po përpiqemi të bindim vendet skeptike është nëpërmjet rrugës ekonomike dhe demokracisë. Sipas ‘Freedom house’, Kosova është në krye të 6 vendeve për shtetin ligjor vendit ligjor he lirive të qytetarëve, ndaj jemi optimist për kohën që na pret dhe për të bashkëpunuar. Politika mbi bazën e vlerave na harmonizon të gjithë. Në Kosovë kam rritur buxhetin e vitit për shëndetësinë, arsimin, drejtësinë dhe mbrojtjen. Çfarë konsideroj të rëndësishëm për rajonin, është njohja e sovranitetit.”, u shpreh Kurti.

Artikulli paraprakRAMA NGA FORUMI I ‘BLED’ NË SLLOVENI: S’BESOJ SE NË 2023 DO JEMI NË UNION
Artikulli tjetërRAPORTI I FAO: RRETH 400 MIJË NJERËZ NË SHQIPËRI NUK I PËRBALLOJNË KOSTOT E NJË DIETE TË SHËNDETSHME