Forumi shkodran i liqenit të Shkodrës, ka qënë pranë shkollës speciale 3 Dhjetori në ditën e tokës me një fond special për këtë shkollë për krijimin e një hapësire për ekspozimin e punimeve të riciklueshme në këtë shkollë.

Nxenesit fillimisht kanë organizuar një aktivitet më kengë në kuadër të ditës së tokës, ndërkohë që përfaqësuesja e Forumit Liqeni i Shkodrës, Diana Bejko ka folur edhe për rëndësinë e kësaj inisiative. Në shtator 1969, në një konferencë në Siatëll, Uashington, Geilord Nelson, senator i SHBA, shpalli se në pranverën e vitit 1970 do të kishte demonstrata për ambientin në të gjithë vendin. Me kalimin e një kohe të shkurtër kjo festë u kthye nga kombëtare në ndërkombëtare, duke sensibilizuar mbarë botën. Tradita e Ditës së Tokës vazhdon të respektohet edhe sot, në këto kohë kur shkatërrimi i natyrës dhe problemet në lidhje me të janë thelluar më shumë se kurrë.

Artikulli paraprakARREST ME BURG PËR SADETIN SULËN, DYSHOHET SE VRAU GRUAN
Artikulli tjetërMEDRESEJA SHKODËR, RIKONSTRUKTON ÇERDHEN “1 QERSHORI”