Është organizuar forumi me temë “Informim I qytetarëve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, rruga drejt integrimit të suksesshëm”. Arsyeja pse ky forum nisi nga qyteti I Shkodrës është sepse qytetarët janë shumë pak të informuar mbi proceset për integrimin dhe strukturat mbi të cilat funksionon. Kështu u shpreh Eda Nocka, drejtore ekzekutive e Qendrës “ALTRI”, që organizon këtë aktivitet.
Ndërkohë, drejtorja e sekretariatit në Këshillimin Kombëtar për integrimin Europian, Elda Zenelaj tregon se refora në drejtësi ka patur edhe pasojat e veta, ku vë në dukje
mosfunksionimin e gjykatës Kushtetuese dhe 31.000 dosjet që presin për vendim.
Ky forum u organizua nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe qendra “Altri”, në ambjentet e qendrës rinore “Arka” në qytetin e Shkodrës.