Forumi Kombëtar i Biznesit ka mbledhur në një takim në Shkodër përfaqësues të bizneseve për të folur mbi problematikat që i shqetësojnë.
Inspektimet nga drejtoria rajonale e tatimeve në formë presioni e gjobe tek bizneset apo edhe informaliteti bashkë me mosdëgjesën nga qeveria janë disa prej probleme kryesore për bizneset në Shkodër. Shoqata e zejtarëve, bizneset e mëdha që operojnë në Shkodër por edhe komuniteti i biznesit të vogël kanë shprehur një sërë shqetësimesh që kanë sjellë edhe rënien e fuqisë blerëse dhe një bllokim në klimën e biznesit duke përkeqësuar kështu situatën ekonomike.