Forumi – Rajoni përballë sfidave të reja të sigurisë

Shefat e shërbimit sekret të ushtrisë diskutojnë për ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin dhe emigrantët “Situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit ka nevojë për përgjegjshmëri më të madhe dhe koordinim përpjekjesh nga të gjitha vendet e rajonit” – tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç në hapje të takimit të Forumit të Shefave të shërbimit sekret të ushtrisë në Europën Juglindore. “Rajoni përballet me sfida të brendshme, por edhe me ata që gjenerohen nga vende të tjera të botës. Kur bëhet fjalë për sigurinë rajonale, duhet të tregohemi më pragmatikë, më efektiv dhe më rezultativ. Nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë vendimtare për sigurinë”, shtoi Svilanovic. “Profesionistët e shërbimit sekret në ushtri janë të parët që mund të tejkalojnë kërcënimet tradicionale të sigurisë, përfshi edhe ata që krijohen nga emigrimi masiv” tha sekretari shtetit për mbrojtjen i Moldavisë, Aurel Fondos. Kriza emigrantëve, rrënjët dhe shkaqet që çojnë në radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, ishin temat kryesore të diksutuara në takimin e mbajtur në Chisinau të Moldavisë. Vitin e ardhshëm ky forum do të zhvillohet në Malin e Zi.

Artikulli paraprakKAPET NE GREQI 1 TON KANABIS NGA SHQIPERIA.NE PRANGA 6 PERSONA,MES TYRE EDHE SHQIPTARE
Artikulli tjetërPLAGOSJE ME ARME ZJARRI NE DAJLAN TE SHKODRES