Një foshnjë e sapolindur është gjetur e braktisur dhe pa shenja jete në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën “Azem Galica” fare pranë Spitalit të Traumës, teksa foshnja është gjetur nga banorët pa shenja jete brenda një çante të zezë.
Nga dyshimet e para mendohet se foshnja ka lindur pa ndihmë mjekësore, pasi kordonin e ka pasur të pa prerë. Gjithashtu foshnja ishte i pa trajtuar dhe pa asnjë mbulesë.
Menjëherë sapo është konstatuar banorët kanë njoftuar policinë e cila pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë dërgimin e trupit të pa jetë në ambientet e morgut në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë nisur verifikimet për gjetjen e nënës së foshnjës ndërkohë që janë marrë ne pyetje banorët e zonës.
janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së zonës përreth vendit ku është gjetur foshnja për të parë nëse kanë fiksuar personin që ka hedhur trupin e pa jetë në kazanin e mbeturinave.
Gjithashtu janë kryer edhe verifikimet në të gjitha maternitet ku është konstatuar se fëmija nuk ka lindur në ambient spitalor. Gjithsesi policia është duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale për të gjetur dhe zbuluar autoret e kësaj ngjarje të rëndë.