Pasaporta është mjeti i cili na shërben për të lëvizur jashtë vendit. Pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.
Por ekziston një pasaportë që është kaq e rrallë dhe e vështirë për tu gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë.
Dhe flasim për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës. Sipas The Independent, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla.
Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor. Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.
Me ndihmën e mijëra vullnetarëve, ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, handikapët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.