Në ultësirën e maleve Appalachian, në një qytet të vogël ndodhet ‘shtëpia’ e serrës më të madhe në SHBA.

Por nuk është vetëm kaq, pronarët e serës përdorin robotë me inteligjencë artificiale, për të prodhuar deri në 45 milionë paund domate në vit, shkruan CNN.

Foto/ Njihuni më serën më të madhe në SHBA,

E ndërtuar në vitin 2020 dhe e vendosur në 60 hektarë, AppHarvest thotë se sera jep 30 herë më shumë prodhim për hektar, se sa fushat e hapura, ndërsa përdor 90% më pak ujë.

Foto/ Njihuni më serën më të madhe në SHBA,

Dritat LED përdoren për të plotësuar dritën natyrale dhe të korrat rriten pa tokë, në një mjedis alternativ që lejon ujin dhe lëndët ushqyese të absorbohen nga rrënja e bimës.

Foto/ Njihuni më serën më të madhe në SHBA,

Duke përdorur 300 sensorë, objekti robotik mbledh të dhëna nga mbi 700,000 bimë, dhe kultivuesit mund të monitorojnë nga distanca mikroklimën për të siguruar që të mbjellat të marrin sasinë ideale të ushqyesve dhe ujit.

Foto/ Njihuni më serën më të madhe në SHBA,

Robotët e AppHarvest vlerësojnë se cilat domate janë mjaft të pjekura për tu vjelë, dhe pastaj i zgjedhin dhe i presin duke përdorur krahët e tyre robotikë.

Foto/ Njihuni më serën më të madhe në SHBA,

Artikulli paraprakOBJEKTIVI 50% AUTOMJETE ELEKTRIKE/ BERLINI MUND TË KRIJOJË ZONËN MË TË MADHE URBANE NË BOTË PA MAKINA
Artikulli tjetërRAMA INTERVISTË PËR TELEVIZIONIN GJERMAN: EUROPA S’ËSHTË NË FORMËN MË TË MIRË! 12 GRA NË QEVERI? DOJA THJESHT KABINETIN MË TË MIRË