Stuhitë e mëdha në disa pjesë të Kinës verilindore kanë sjellë reshje rekord bore, duke shqetësuar banorët për sistemet ngrohëse të shtëpive, pasi zona vuan nga ndërprerjet e energjisë elektrike, që prej fillimit të këtij viti.
Në qytetin Shenyang, në provincën Liaoning, reshjet mesatare të borës arritën në 51 cm.
“Këto janë reshjet më të larta të borës që nga viti 1905”, tha agjencia shtetërore Xinhua.
Në Mongoli një person vdiq nga i ftohti dhe më shumë se 5600 u prekën pas një stuhie të fortë bore.
Studiuesit meteorologjikë në qytetin mongol të Tongliao u shprehën se stuhia e borës ishte një ngjarje ekstreme e motit jashtëzakonisht e rastësishme dhe e papritur.
Në të gjithë zonën e prekur nga dëbora u lëshuan gjithsej 27 alarme të kuqe, alarmi më i lartë paralajmërues për stuhitë e borës.