Një 28 vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur para shinave të trenit. Siç raporton “Milano Today” i riu shqiptar, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 10:30 në Sesto San Giovanni. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar 28- vjeçarin të ndërmarrë këtë veprim.

Mësohet se ai ka qenë më precedentë penale, pasi në vitin 2015 ishte arrestuar nga karabinerët nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Ngjarja tragjike pezulloi për dy orë transportin e trenave dhe nisi në orën 12:10.

 

Artikulli paraprakNIS SEANCA PLENARE, GJIKNURI INTERPELANCË PËR INCENERATORËT
Artikulli tjetërPLOTFUQISHMËRI PËR BUSHATIN? META PRET NË PRESIDENCË BERISHËN PËR KONSULTIM