Protesta kombëtare e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha dhe opozita e bashkuar, ka përfunduar për më pak se dy orë.
Mediat ndërkombëtare Reuters, ka bërë një pasqyrim të kësaj proteste me disa foto të cilat i ka publikuar në “Instragram”.
“Oficerët e policisë qëndrojnë roje ndërsa opozita shqiptare mban një protestë antiqeveritare në #Tiranë , #Shqipëri“, shkruhet në postim.
Në përgjithësi tubimi ishte i qetë, me përjashtim të disa momenteve në fund kur protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të godinës së kryeministrisë. Për pasojë u lëndua lehtë një efektiv policie, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Në protestë u vunë re simbole kombëtare, por jo vetëm, u panë po ashtu flamuj të BE dhe SHBA-së. Në përfundim, ish-kryeministri Berisha bëri të ditur se protesta e radhës do të mbahet të hënën para parlamentit.