Disa stjuardesa janë vendosur në sheshin përpara Kapitolit për të protestuar për mbylljen e linjës ajrore të Alitalias. Në shenjë proteste ato u vendosën në distancë të barabartë nga njëra tjetra dhe më pas hoqën uniformat pasi refuzojnë shitjen e Alitalias te “Ita Airways”. Pasi hoqën uniformat ato thirrën në kor “Ne jemi Alitalia”. Protesta e tyre zgjati rreth gjysmë ore.

Kompania shënoi fundin pas 74 vitesh që operon në këtë biznes. Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro. Pandemia e koronavirusit rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë.

Artikulli paraprakMINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT E COVID-19, JA SA RASTE DITORE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërFIFA EVAKUON EDHE 57 SPORTISTË NGA AFGANISTANI. DO QËNDROJNË NË SHQIPËRI…