Festat e fundvitit janë periudha më interesante e vitit. Atmosfera festive e shoqëruar nga drita, fishekzjarre, ushqimi specifik por edhe udhëtimet janë ato të cilat i japin ngjyra kësaj periudhe.

Mirëpo, për disa persona i ftohti i dimrit mund të jetë tejet acarues duke i privuar ata të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme për të ndjerë pikërisht magjinë e këtyre festave.

Por, ashtu sikurse gjithçkaje tjetër, organizuesit e këtyre festave ia kanë gjetur zgjidhjen edhe këtij “problemi të vockël” dhe ajo është Tregu i Krishtlindjeve.

Tregjet e Krishtlindjeve janë një argëtim dhe ndryshim nga ditët e lodhura të dimrit, duke tërhequr të rinj dhe të vjetër po ashtu, nga familjet deri tek kolegët e punës, për të cilët këto tregje janë vendet më popullore për të kaluar kohën para Krishtëlindjeve.

Këto tregje janë një win-win offer, pasi përveçse iu ofrojnë mundësira mjeshtrave të shesin mallrat e tyre, po ashtu iu jep mundësinë vizitorëve të gjejnë dhurata unike.

Përveç blerjeve, shumë tregje ofrojnë muzikë dhe argëtim, duke treguar traditat lokale, të cilat janë bashkuar me historinë e Krishtlindjes.

Më poshtë disa nga tregjet më të bukur të Krishtlindjeve në botë:

1. Nju Jork, SHBA

2. Budapest, Hungari

3. Frankfurt, Gjermani

4. Gendarmenmarkt, Berlin

5. Tregu i Madh i Krishtlindjeve, Montreal, Kanada

6. Pragë, Republika Çeke

7. Rothenburg ob der Tauber, Gjermani

8. Strasburg, Francë

9. Kopshtet Tivoli, Kopenhagen, Danimarkë

10. Tregu i Krishtlindjeve i Vjenës, Austri

Artikulli paraprakTEMPERATURAT NË MINUS, SI PRITET TË JETË MOTI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërE MAHNITSHME!/ JA 10 FAKTET TË CILAT NUK I KENI DITUR MË PARË PËR KRISHTLINDJET