Fotografët më të mirë të Shqipërisë janë mbledhur në qytetin e Shkodrës një takim të parë miqësor në përkujtim të figurave të shquara të fotografisë shkodrane si Marubët apo edhe pasardhësit e tyre.

Dy prej mjeshtrave të fotografisë Petrit Kumi dhe Ilia Tërpini vlerësojnë Shkodrën duke e quajtur si pikë referimi dhe tribuna më e rëndësishme në historinë e fotografisë. Fotografët mikëpritës të Shkodrës falenderuan për vlerësimet. Gjatë takimit mes fotografëve të Shqipërisë dhe atyre të Shkodrës është diskutuar edhe mbi një bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen për të çuar edhe më përpara këtë zhanër të artit pamor.

Artikulli paraprakPROTESTAT NË PRISHTINË DO TË VAZHDOJNË, OPOZITA NË DEKLARATË
Artikulli tjetërSI U SHNDËRRUA PRISHTINA PAS PROTESTËS SË OPOZITËS