Para Parlamentit të Serbisë në Beograd janë vendosur fotografi dhe mbishkrime të ndryshme, ku shqiptarët cilësohen si terroristë.
Aty thuhet më tej se shqiptarët në luftën e viteve 1998-1999 kanë kidnapuar dhe kanë vrarë civilët serbë e që vazhdohet më tej duke u thënë se familjarët e tyre kërkojnë drejtësi, njofton Klan Kosova. Para parlamentit serb, qëndrojnë edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limaj.
“Kriminelët e luftës mbrohen nga NATO – KFOR – UNIMK – EULEX”, shkruan në një pankartë. Po ashtu aty shkruan se kësaj i kanë dhënë mbështetje dhe Hillary dhe Bill Clinton, kurse Kosova thuhet se ka bërë rrëmbime dhe ka kryer krime lufte. Këto janë fotografitë që po qëndrojnë para Kuvendit të Serbisë: