Fëmijët më sindromën Down, por edhe ata me autizëm janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe duhet të trajtohen si të tillë.
Shfaqja e fotos së djalit nga Kosova, Leon Arifi në ekranin gjigant të Times Square të New York-ut e tregon këtë.
E gjitha kjo falë nismës së Fjolla Rracit e cila njëkohësisht është edhe zëri i fëmijëve të cilët janë të prekur me sindromen Down dhe ata autik.
Fotografia e cila u shfaq ne Times Square në Amerikë, ishte e Leonit së bashku me Fjollën të buzëqeshur. E ajo buzëqeshje ua ka marrë zemrat mijëra njerëzve që e kanë parë atë.
Këtë lajm e ka ndarë vetë Fjolla në rrjetin e saj social ne Facebook duke shkruar se kjo fotografi e ka zbukuruar qytetin e New York-ut.
“Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje!
Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare!!
Shtese: Sa here flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap.
Mirëpo nuk është kjo fotografia e parë e një fëmiu me Sindromën Down nga Kosova që shfaqet në njërin prej ekraneve të Times Square-it”, shkruan ajo.
Vite më parë, saktësisht më 2019, ishte pikërisht foto e Ben Godenit, djaloshit kosovar po ashtu me sindromën Down, e cila u shfaq për herë të parë në këtë shesh.
MARRË NGA BALKANWEB