Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësinë e mirë Johannes Hahn ka publikuar një foto në Twitter e cila përcjell një mesazh të fuqishëm. Fotoja është shkrepur momentin kur komisioneri nis prezantimin e Strategjisë për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Europian. E gjithë salla ku duhet të uleshin euro-deputetët është bosh që do të thotë se tema e zgjerimit të BE-s nuk është prioritare për ta.

Fjalën e Hahn e kanë ndjekur vetëm 8 Eurodeputetë nga 751 që ka ky parlament. Komisioneri Hahn foton e shoqëron me këtë koment: “Mbyllim debatin konstruktiv për Ballkanin Perëndimor. Roli strategjik i rajonit është i qartë. 2025 është një indikator. Nuk është një datë e fiksuar. Duhet të jetë motivuese. Por nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë detyrat e shtëpisë nuk ka për të ndodhur. E fundit por jo e fundit nga rëndësia. Në të gjithë duhet tija komunikojmë këtë qytetarëve të BE-së”.

Artikulli paraprakBURG PËR 3 ISH-ZYRTARËT E RRUGËVE, XHIKA MBYLL GOJËN TE KRIMET
Artikulli tjetërZGJEDHJET PËR KREUN E FSHF-SE, DUKA E FINO PËRBALLEN NË NJË RAUND TË DYTË