Është duke qarkulluar me shpejtësi një foto në rrjete sociale direkt nga Forumi Botëror i Ekonomisë në Davos të Zvicrës, ku shfaqet Presidenti serb Vuçiç, ‘në hije’ nga krerët e tjerë të shtetit. Siç duket edhe nga fotoja, Vuçiç shihet i vetmuar në panelin për Ballkanin Perëndimor. Të gjithë liderët e tjerë të rajonit janë të ulur bashkë në pranel, vetëm Vuçiçi është i ulur vetëm në njq qoshe një rresht prapa.
Ende nuk dihet deri tani nëse ka qenë dëshira e tij të ndahet nga të tjerët. Fotoja tregon edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllv Lajçak, kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviq, kryeministrin shqiptar, Edi Rama e presidentin maqedonas Stevo Pendarovski. Kjo nuk është megjithatë hera e parë që Vuçiç fotografohet në situata të tilla, pasi në samite të tjera është fiksuar nga kamerat teksa qëndron i shkëputur nga të tjerët.
Në forumin e Davosit, Lajçak u takua të veçanta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me Vuçiçin. Në të dy rastet, ai shpjegoi se ishin diskutuar hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve si dhe situata në rajon.