Kryeministri Rama ka vendosur ta kalojë këtë fundjavë mes borës që ka zbardhur disa zona të Shqipërisë në këto ditë të ftohta të dimrit. Ai ka postuar një foto nga Boga në Malësi e Madhe, me bashkëshorten e tij Lindën dhe djalin e vogël Zaho.

“Buni Bajraktarit, Bogë Malësi e Madhe”, shkruan Rama teksa poston foton.

Kujtojmë se kjo javë politike ka qenë shumë e tensionuar në Tiranë, teksa çështja e ish zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, ka zbatuar përplasjet politike, me opozitës që kërkon dorëheqjen e Kryeministrit. Teksa Tirana politike ‘zien’ Rama ka vendosur të gjejë ‘shpëtim’ mes borës në një fundjavë me familjen e tij.

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE DHE VETËM NJË QYTETAR I INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërMETA TAKIM ME QYTETARËT NË PUKË: PARTIA E LIRISË, MBËSHTETJE PËR TË RINJTË QË DUAN VENDLINDJEN