Ardian Kodra u nda nga jeta por la pas një respekt të madh tek të gjithë.
Komshinjtë e tij tregojnë jo vetëm se ishte një polic i zoti por edhe një familjar e qytetar i mirë. Fqinjët e familjes Kodra ndjejnë keqardhje të madhe për humbjen e jetës nga ana e tij. Ardian Kodra iu gjend pranë komshinjve të tij në çdo rast nevoje duke u kthyer kështu në një person që përmes drejtësisë dinte të jepte zgjidhje. Për shumë kend ndarja nga jeta duket ende e pabesueshme.