Presidenti francez, Emmanuel Macron ka propozuar organizimin e një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë për tu rindërtuar pas tërmetit.

Macron tha pas samitit të NATO-s se është shumë e rëndësishme një konferencë solidariteti me Shqipërinë.

“Kam një mesazh miqësie e mbështetjeje për miqtë tanë shqiptarë. Shqipëria është përballur me tërmete të tmerrshme javën e fundit me mbi 50 të vdekur, me mijëra njerëz që kanë humbur banesat e tyre, me familje në zi. Franca ka dërguar që në orët e para ekipe të sigurisë civile që kanë bërë një punë të shkëlqyer siç Kryeministri Rama e evidentoi dje, kur ua tha zyrtarisht dje në vendin e tij.

Ne do vazhdojmë bashkëpunimin teknik. Dua t’i shpreh Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithë mbështetjen time. Uroj që javën e ardhshme gjatë samitit të Këshillit Europian ne të kemi një qëndrim të përbashkët mbi këtë çështje dhe dua që të arrijmë të organizojmë një konferencë partnerësh,

publike e private njëkohësisht për të organizuar dhurimet për rindërtimin dhe shpenzimet e nevojave të para për Shqipërinë. Franca është krejt e gatshme që ta mikpresë një konferencë të tillë:, – tha Macron

Franca menjëherë pas rënies së tërmetit solli në vendin tonë ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar një nxjerrjen e të mbijetuarve dhe viktimave nga rrënojat.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU DHE BORE? NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërGJEST HUMAN! BALERINËT ITALIANË BËHEN BASHKË PËR TË NDIHMUAR TË PREKURIT NGA TËRMETI