Në “Saint Petersburg Stadium” u luajt gjysmëfinalja e parë e Botërorit mes Francës dhe Belgjikës,.
Franca fitoi me rezultatin minimal 1-0, me golin e shënuar në pjesën e dytë nga Umtiti.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse të dy ekipet patën raste për shënim.
Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të shënon Umtiti me kokë pas një goditje këndi, 1-0 për Francën.
Belgët u munduan të barazojnë, por Lloris nuk mposhtet, duke i dhënë një dorë suksesit të “gjelave”.
Franca kështu del sërish në finale pas Europianit 2016, ku humbi me Portugalinë, teksa do të presë nesër kundërshtarin që do të kualifikohet nga gjysmëfinalja tjetër, Angli-Kroaci.
Belgjika i jep fund ëndrrës, teksa të më 14 korrik do të luajë sfidën e saj “dëshpëruese” për vendin e tretë dhe të katërt.