Franca ka mposhtur Rumaninë në ndeshjen e parë të Kampionatit “Evropian 2016”, ku Dimitri Payet shënoi një gol të bukur në minutën e ‘89, duke vulosur rezultatin 2 me 1.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 0, ndërsa me rifillimin e ndeshjes në pjesë të dytë, ka qenë Franca e para që kaloi në avantazh, e më pas Rumani barazoi me penallti. Olivier Giroud ka shënuar golin e Francës duke kaluar skuadrën në avantazh 1-0 ndaj Rumanisë. Sulmuesi i Arsenalit e realizoi golin e parë në këtë Evropian, në minutën e 58-të. Staciu barazoi pak minuta më pas në minutën e 65-të me anë të një penalltie. Kjo ndeshje u pasua me ceremoninë hapëse të “Euro 2016”, e cila me të vërtetë ishte e organizuar në mënyrë perfekte.

Artikulli paraprakHAPET EUROPIANI, CEREMONI SPEKTAKOLARE
Artikulli tjetërTë gjitha stadiumet e Euro 2016 (Foto)