Franca e ka gjobitur kompaninë Google me 1.1 milion euro për gjoja “çorientim” të konsumatorëve me renditjen e tyre të hoteleve dhe akomodimeve të tjera turistike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një hetim i vitit 2019 nga mbikëqyrësi francez i konsumatorëve dhe nga ministria e financave zbuloi se gjiganti i teknologjisë ishte fajtor për “praktikë çorientuese tregtare”.

Google Ireland dhe Google France kanë rënë dakord të paguajnë gjobën si pjesë e një marrëveshjeje, pas aprovimit nga prokurori publik i Parisit.

Që të dyja organizatat kanë ndryshuar praktikat e tyre, thuhej në një deklaratë.

Drejtoria e Përgjithshme e Francës për Konkurrencën, Çështjet e Konsumatorit dhe Kontrollin e Mashtrimit kishte nisur një hetim ndaj kompanisë Google në shtator të vitit 2019 pas ankesave nga hotelet.

Artikulli paraprakAKUZA PËR KRIME LUFTE/ THAÇI, VESELI, SELIMI DHE KRASNIQI DALIN SOT PËR HERË TË 3-TË PARA SPECIALES NË HAGË
Artikulli tjetërCNN: 170 MILIONË AMERIKANË TË PREKUR NGA MOTI I KEQ, VIKTIMA, MUNGESË ENERGJIE DHE PEZULLIM TRAFIKU