Arrestohen në Paris 3 gra të cilat sipas autoriteteve i shin betuar për besnikëri shtetit islamik dhe planifikonin të kryenin sulme në Gare de Lyon në kryeqytetin francez.
Sipas autoritete franceze njëra prej tyre ishte personi i cili pak ditë më parë kishte lënë një makinë me bombola gazi pranë katedrales Notre Dame. Pasi ishte gjetur makina, policia ishte vënë në lëvizje duke u vënë në gjurmët e tre femrave, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura. Mesa duket qëllimi i tyre ishte të hakmerreshin për vrasjen e kreut të atentateve Al Adnani. Hetimet franceze bëjnë me dije se një prej të arrestuarve është një 19 vjeçare vajza e pronarit të makinës e gjetur pranë katedrales. Gjatë momentit të arrestimit ishte pikërisht 19-vjeçarja e cila nxori një thikë duke plagosur një agjent të policisë. Më pas gjatë operacionit edhe e reja mbeti e vrarë. Dy të arrestuarat e tjera janë të moshës 39 dhe 23 vjeç. Njëra prej tyre ishte e lidhur me autorin i cili 14 qershorin e shkuar vrau një çift policësh në shtëpinë e tyre. Franca ndodhet në gjendje alarmi duke patur parasysh sulmet e fundit terroriste jo vetëm në vend por edhe në të gjithë Europën. Kujtojmë se 13 nëntorin e shkuar Parisi u godit nga sulmet terroriste ku humbën jetën 130 persona.