Franca nis sulmin ndaj ISIS në Siri. Zyra e presidentit francez deklaroi se avionët bombarduan objektivat e identifikuara gjatë misioneve të kryera gjatë dy javëve të fundit.
“Vendi ynë konfirmon angazhimin e saj të vendosur për të luftuar kundër kërcënimit terrorist. Ne do të godasim sa herë që siguria jonë kombëtare është në rrezik”, thuhet në deklaratën e presidencës.Kreu I shtetit Hollond njoftoi pak javë më parë angazhimin në përballejen ndaj ISIS pasi sinjalizimeve se militantët kishin planifikuar sulme terroriste kundër Francës.Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është duke kryer sulme ajrore kundër ISIS në Siri dhe Irak prej mëse një viti. Më shumë se 200 mijë njerëz janë vrarë në luftën civile të Sirisë që nga viti 2011.
IRANI KËRKON NGA OKB HETIMIN E TRAGJEDISË NË MEKË
Irani ka numrin më të madh të të vdekurve në tragjedinë e Mekës gjatë pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit dhe ka denoncuar Arabinë Saudite për menaxhimin e peligrinazhit dhe ka bërë thirrje për ngritjen e akuzave penale për rastin në fjalë.
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për të hetuar shkaqet e rrëmujës vdekjeprurëse dhe incidenteve të tjera të ngjashme në Haxhin e sivjetshëm.
Zoti Ruahani foli para udhëheqësve botërorë në samitin e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin. Edhe ministri i jashtëm, Mohammad Zarif, po ashtu e diskutoi çështjen në bisedime të veçanta me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry po në shtetin e Nju Jorkut.