“Kampionati Europian i Francës më 2016 do të zhvillohet sipas të gjitha parashikimeve”.
Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve pas një takimi me Ministrin e Sporteve Patrick Kanner ka siguruar të gjithë tifozët e futbollit se nuk e pengon asgjë zhvillimin e eventit. “Kampionati do të zhvillohet normalisht sipas të gjitha parashikimeve. Për të realizuar dicka të tillë ne kemi rritur masat e sigurisë dhe kemi vendosur të gjithë pjesëtarët e ministrisë tonë në shërbim të këtij eventi. Po bashkëpunojmë me ministrinë e sporteve por edhe më tjerë sektorë të qeverisë për të bërë të mundur zhvillimin normal të Euro 2016. Çdo gjë është nën kontroll dhe askush nuk ka arsye pse tifozët të ndjejë frikë, për ndonjë sulm të mundshëm të terroristëve”tha ministri i Brendshëm.